I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj është mbrojtur në heshtje
I dyshuari për vrasjen e Sadri Sadriut mbrëmë në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, është deklaruar në heshtje.
Kështu ka bërë të ditur Arben Isufi, avokati i të dyshuarit, Festim Ramadanit.
“I dyshuari është mbrojtur në heshtje mbrëmë, nuk kemi informacione të tjera pjesë dhe nuk e dimë cili ka qenë motivi i vrasjes.” – tha Isufi shkurtimisht për Gazetën Nacionale.