I dyshuari për plagosjen e dy ushtarëve amerikanë kishte punuar me CIA-n
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka thënë se të dyshuarit për plagosjen e dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington i ishte lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara “për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane”.
“Pas tërheqjes katastrofale të Bidenit nga Afganistani, administrata e Bidenit e justifikoi sjelljen e sulmuesit në Shtetet e Bashkuara në shtatorin e vitit 2021 për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane, përfshirë CIA-n, si pjesëtar i një force partnere në Kandahar, e cila përfundoi pak pas evakuimit kaotik” – tha Ratcliffe, raporton televizioni BBC.
Zyrtarët amerikanë e kanë publikuar emrin e të dyshuarit – Rahmanullah Lakanwal – afgan që jetonte në shtetin e Uashingtonit dhe që më parë kishte punuar me autoritetet amerikane në Afganistan.
Ndërkohë janë publikuar edhe fotografitë, emrat dhe mosha e dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare që janë plagosur në mënyrë kritike – Andrew Wolfe, 24 vjeç, dhe Sarah Beckstrom, 20 vjeçe.
Pasi i dyshuari 29-vjeçar u identifikua si shtetas afgan, Shtetet e Bashkuara i pezulluan të gjitha kërkesat për imigrim nga afganët.
Autoritetet përkatëse thanë se vendimi u mor derisa të kryhen një rishikim i “protokolleve të sigurisë dhe të vetingut”.