I dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë, arrestohet 21-vjeçari
Policia e Kosovës e ka arrestuar një 21-vjeçar në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet për disa vjedhje të rënda.
“Puna e hetuesve të stacionit policor ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar si dhe bastisjen e vendbanimit të tij, ku janë gjete dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve. Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.