I burgosuri në Dubravë sulmon dy zyrtar korrektues
Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur sot në Kosovë.
Skena të tilla kemi parë në filma aksion, por që fatkeqsisht, u bënë realitet në burgun e Dubravës.
Një i burgosur në burgun e Dubravës, ka sulmuar dy zyrtar korrektues si dhe i ka ofenduar ata.
Sipas raportit të Policisë, dy zyrtarët korrektues të burgut kanë pranuar tretman mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Dy zyrtar korrektues kanë informuar se janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i burgosuri mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim” thuhet në njoftim.