Hyseni: Vetting për gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë
Nënkryetari i Partisë Social-Demokrate, Zgjim Hyseni, ka kritikuar ashpër diskursin i cili po shtyhet nga qeveria.
Fjala “vetting”, e cila fillimisht ishte përdorur për një filtrim të thellë në sistemin e drejtësisë, e për të cilin veqse kishte një pajtim shoqëror, sipas Hysenit ka filliuar të keqperodret nga partia në pushtet.
Hyseni vë në dukje faktin se, duke kërkuar “vetting” po synohet zëvendësimi i njërëzve, siq shkruan ai me ironi, për t’i zëvendësuar me disa njërëz të tjerë të cilët janë këtu diku, por që presin të kalojnë në vendet e duhura.
Sipas Zgjim Hysenit të PSD-së, kjo logjikë për të “ndryshuar” gjithçka ka për të përfunduar duke mos ndryshuar asgjë.
Postimi i plotë i Hysenit:
“Vetting, vetting, - bertiti Rrahmani
Vettingu eshte bere fjala ilac per gjithcka. Fjala afirmative e "revolucionit" te 14 shkurtit. Revolucion qe ende nuk po i dihet ngjyra sepse cdo dite po i shtohet nga nje kazan me uje. Ne zbehje te lire...
Vetting ne gjykata, vetting ne prokurori, vetting ne polici, vetting ne arsim, vetting ne sindikata, vetting per veterane. Per secilin problem, vettingu eshte fjala joker. Te krijohet pershtypje qe ne secilen fushe e kemi nga nje aradhe paralele njerezish me dije e etike qe po presin per zevendesim.
Dikur triumfi i revolucionit ishte fillimi i punes per njeriun e ri. Keta po i biejne shkurt. Njeriu i ri eshte aty, vettingu e sjell ne vendin e duhur. Ama na po ashtu e kemi pa cilet jane ata njerez qe behen me pushtetin pasi ai ka fituar. Te "ndershmit" gjithsesi...
Vettingu eshte pergjigje e gabuar per nje problematizim te gabuar. Vettingu eshte zgjidhje, atehere kur korrupsioni eshte kryefjale e shpjegimit te problemeve.
Thene shkurt: kush mbetet jashte sites se vettingut? Kapitali i madh. Ke po e lufton vettingu? Secilin organizim shoqeror jashte rrjetes se pushtetit.
Pyetja: a mundet me pase transformim te shoqerise tu mbete te paprekura raportet pasurore te klasave? Kjo nuk ka ndodhur ndonjehere.
Rezultati: do te ndryshojme gjithcka, per te mos ndryshuar thelbesisht asgje.”