Hyseni: Nesër protestohet për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta diplomatiko-ushtarke - NACIONALE

Hyseni: Nesër protestohet për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta diplomatiko-ushtarke

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka vlerësuar se nesër protestohet për një kauzë të drejtë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se kjo është protestë në mbrojtje Republikës dhe vlerave të përbashkëta diplomatiko-ushtarke.

“Nesër, me 7 gusht 2025, protestohet për një kauzë të drejtë. Kjo protestë duhet të përkrahet nga të gjithë, pa përjashtim. Protestohet për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta diplomatiko-ushtarke. Protestë qytetare, e civilizuar dhe e drejtë, në mbrojtje të shtetit e dinjitetit!”, ka shkruar Hyseni.

Lajme të ngjashme