Hyseni i VV-së: Sot një vit nga fitorja jonë, gjetëm dyer të mbyllura e i hapëm ato për qytetarë
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar një vjetorin e fitores së Vetëvndosjes në këtë komunë dhe ardhjen e tij në postin e kryetarit.
“Sot një vit nga fitorja jonë në zgjedhjet lokale.Gjetëm dyer të mbyllura në institucione, i hapëm ato për qytetarë”, ka shkruar Hyseni.
Ai thotë se në një vit qeverisje janë kuryer mijëra euro teksa e quan qeverisje me duar të pastërta.
“Qindra mijëra euro kursime e të tjera investime dhe shumë obligime të shlyera për më pak se një vit. Qeverisje me duar të pastra edhe për tri vite tjera’, thotë i pari i Gjilanit.
Alban Hyseni e kishte mposhtur në balotazh Lutfi Hazirin e LDK-së i cili qeverisë tri mandate me këtë komunë.