Hyseni i PSD-së: VV është korruptuar moti, që kur hoqi dorë prej mendimit dhe ideve
Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Ragim Krasniqit, nën akuzat për korrupsion.
Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është korruptuar qysh moti.
Ai ka shktuar se LVV është korruptuar kur ka heqë dorë nga mendimi.
“Është korruptu ditën kur ka vendosë me heqë dorë prej mendimit. Une e kom pa t'u ndodhe kjo gja. I kom pa njerëzit që m'i pranojshin argumentet e s'mujshin me m'kqyre n'sy. Krejt u pajtojshin me neve, veç llogaritë i kishin ba për veti”, ka shkruar z. Hyseni.
Tutje, ai tha se kur është ndarë LVV ishte rasti tjetër që shënon korrupsionin e partisë së kryeministrit Kurti.
“Në kulmin e luftës kundër nesh, Kurti e pati shpallur "KONKURSIN". Ky ishte konkursi i madh i servilosjes. "Vetëm tash e kuptova sa ekspertet i paska VV, i paskan fshehur nga mua.", - thoshte. Me një fjalë, kush merr dorë, merr pushtet. Tash, kur kërkon servila, merr edhe hajna edhe servila. Edhe Nagipa...”, ka shkruar ai.
Ish anëtari i LVV-së, tha se kjo parti ka heqë dorë edhe prej ideve, duke mbeshtetur tani privatizimin dhe taksën e sheshtë.
“VV është korruptu ditën kur ka heqë dorë prej ideve. Luftën për barazi e ka reduktu në gjueti shtrigash anti-korrupsion. Nuk ka rishpërndarje as rritje shërbimesh. Ka privatizim e taksim t'sheshtë.
Çka t'frymëzon te politika nese jo idetë? Kapitali simbolik si pushtet që jep mundësi më shitë çallëm; titulli i karrierës për CV; edhe paret me t'qellu qaty se tekefundit ti i meriton”, ka shkruar Hyseni.
