Hyseni i PSD, reagon për hetimet në NPB: Çka po lypni aty?
Aktivisti i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, ka reaguar nëpërmjet një postimi në lidhje me publikimet e Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) është duke u hetuar.
Hyseni, krahason funksionimin e NPB me disa vendime ose figura të shquara të Vetëvendosjes sot. Në pikëpamje të Hysenit, vendimmarrja e Hekuran Muratit, Mytaher Haskukës, Agim Bahtirit, Luan Dalipi rezultojë më e dëmshme për republikën, se sa ajo e aktivistëve të PSD që po menaxhonin me NPB.
Për më tepër, sipas Hysenit, NPB në vlerësimin e auditorit të brendshëm del më së miri në krahasim me kompanitë tjera.
"Auditori që e ka caktu Qeveria, e ka nxjerrë Telekomin ku udhëheq VV me 10 milionë humbje të shkaktuara nga keqmenaxhimi. Po ky Auditor konstaton se bilancet dhe menaxhimi në NPB janë më së miri nga të gjitha ndërmarrjet publike", shkroi Hyseni në postimin e tij.
Përfundimisht, Frashëri pyetjes retorike se çfarë po kërkon qeveria aty, i përgjigjet se atë edhe do të ia japin.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: