Hysen Durmishi del nga Prokuroria Speciale: Isha i ftuar si i dyshuar - NACIONALE

Hysen Durmishi del nga Prokuroria Speciale: Isha i ftuar si i dyshuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale.

Ai e ka konfirmuar se është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet qtë cilat i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë këtë proces”, tha zëvendësministri Durmishi.

Lajme të ngjashme