Hysamedini i VV-së sulmon ashpër Avdullah Hotin: Ai i merr urdhërat nga Grenelli - NACIONALE

Hysamedini i VV-së sulmon ashpër Avdullah Hotin: Ai i merr urdhërat nga Grenelli

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ndër aktivistët më të shquar të Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka sulmuar ish kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Hoti ka ngulmuar se nuk ka pasur koordinim me partnerët ndërkombëtarë për veprimet e fundit të Qeverisë sa i përket reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve.

Ambasadori Hovenier ndërkohë, kishte deklaruar se koordinimi kishte ekzistuar. Megjithatë, kjo kishte ndodhur vetëm pasi Kurti ishte pajtuar që të shtyhej për 30 ditë hyrja e tyre në fuqi.

Por, këshilltari në Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Hysamedin Feraj, e ka sulmuar ashpër Hotin në mënyrë ironike.

Ai e ka lidhur Hotin me ish emisarin special të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.

Lajme të ngjashme