Hysamedin Feraj për librat e Elvis Hoxhës: Mendim i thellë, stil elegant e detaje të holla
Hysamedin Feraj, një nga figurat më kontraverse të LV-së, i ka komentuar librat e Elvis Hoxhës, filozof, që dikur ishte edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.
Duke i komentuar librat e z.Hoxhës, Feraj i ka rezervuar fjalët më të mëdha të mundshme.
“Stil elegant, mendim i thellë, detaj i hollë, peshë e fjalës pararendëse dhe autoriale. E ardhme e këshilluar prej lirisë, kapërcim në horizontin e njerëzores, krijim kolektiv bote dhe bote të përbashkët njerëzimi - janë pasuria e mbledhur në dy librat e Elvis Hoxhës”, shkroi z.Feraj.
Kujtojmë që Hoxha është kritikuar vazhdimisht për gjuhën e ashpër karshi kritikuesve të Kurtit e veçanërisht ndaj z. Rrahman Jasharajt, kryetar i SBAShK-ut.