Hysamedin Feraj i VV-së kërkon edhe sot (në 'terr') bashkim kombëtar
Aktivisti i shquar i Vetëvendosjes dhe këshilltari i Kosovës për marrëveshje me Shqipërinë, Hysamedin Feraj, nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me reduktimet e rrymës që kanë kapluar vendin.
Por, edhe sot në INTRO të profilit të tij në Facebook qëndron fjalia “Unë mendoj se bashkimi kombëtar duhet bërë sot!”

Shqipëria ka vendosur që ta ndihmojë Kosovën me energji elektrike ndërsa KESCO ka njoftuar që për sot do të ketë furnizim të rregullt me energji prej orës 14:00.
Nuk dihet nëse Feraj ka qenë i përfshirë në diskutime me homologët shqiptarë, nëse ka të tillë.