Hykmete Bajrami: 26 milionë euro kostoja e blerjes së votës nga VV-ja - NACIONALE

Hykmete Bajrami: 26 milionë euro kostoja e blerjes së votës nga VV-ja

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për blerje të votave me para të taksapaguesve.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një skemë të pastër të korrupsionit publik.

“Prokuroria është vonuar t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Kjo është një skemë e korrupsionit publik,” ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se qytetarët do të reagojnë përmes votës, duke ndëshkuar ata që, sipas saj, kanë keqpërdorur paratë publike për përfitime politike.

“Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor,” përfundon deklarata e saj.

Lajme të ngjashme