Huqja e shekullit, syzet e diellit e 'pengojnë' Agim Shahinin të dallojë ditën nga nata dhe çajin nga kafeja - NACIONALE

Huqja e shekullit, syzet e diellit e 'pengojnë' Agim Shahinin të dallojë ditën nga nata dhe çajin nga kafeja

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ndonëse kanë mbetur edhe 4 muaj deri në përfundim të këtij viti, një postim i Agim Shahinit, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tashmë e meriton titullin huqja e vitit.

Madje, është vite drite larg për nga huqja. Kjo huqje e Shahinit, në fakt, mund të hy edhe në antologjinë e huqjeve më të mëadhe në shekullin 21, kurdo që një gjë e tillë të shkruhet.

Shahini ka ndarë një fotografi në pikë të ditës në Ulqin, qyteti bregdetar i Malit të Zi, i banuar kryesisht me etninë shqiptare.

Por, Shahini ia ka huqur krejtësisht me mbishkrimin në foto. Ndonëse ishte pikë e ditës, ai tha se po pinte kafen e mbrëmjës.

Për më shumë, Shahini as kafe nuk po pinte, por çaj.

Nuk dihet se çfarë po mendonte shahini në kohën kur e shkroi këtë postim.

Megjithatë, Nacionale beson që syzet e errëta e kanë penguar z.Shahinin të përceptojë si duhet se ishte ditë momenti kur po fotografohej.

Ndërsa, për çështjen e ngatërrimit të çajit me kafe, Shahini mund të ketë probleme në dallimin e shijeve, andaj edhe mund të arsyetohet kjo huqja.

Lajme të ngjashme