Huqja e Kuvendit me 5 yje në hartën e Kosovës, Xhemaili: Fytyra e vërtetë e këtij pushteti - NACIONALE

Huqja e Kuvendit me 5 yje në hartën e Kosovës, Xhemaili: Fytyra e vërtetë e këtij pushteti

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka publikuar një skandal me stemën dhe hartën e Kosovës të publikuar në faqen zyrtare në Facebook nga Kuvendi. E njëjta, më pas duket të jetë fshirë dhe të jetë zëvendësuar me një tjetër.

Në fotografinë e publikuar nga Xhemaili, shihet se Kuvendi ia ka huqur me hartën e Kosovës, në të cilën janë të vendosur vetëm pesë yje.

Zëdhënësi i AAK-së ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit, të cilët “kurrë nuk e pranuan flamurin, stemën e as shtetësinë e Kosovës”.

“Megjithatë, kjo "mosdije" e tyre zhduket menjëherë kur vjen puna te benefitet. Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë.

Ky është kulmi i hipokrizisë: t'i vjelësh benefitet e një shteti që në palcë nuk e respekton dhe nuk dëshiron as t'ia mësosh simbolet zyrtare”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme