Humolli i VV-së: Edhe kjo qeveri i trajton deputetët si të ishin të rendit të dytë - NACIONALE

Humolli i VV-së: Edhe kjo qeveri i trajton deputetët si të ishin të rendit të dytë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i pozicionuar shpesh kundër vendimeve të qeverisë dhe kritik ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë se edhe ky pushtet nuk i respekton deputetët e Parlamentit të Kosovës, përfshirë këtu edhe deputetet e mazhorancës.

Ai ka thënë se deputetët po trajtohen sikurse të ishin të rendit të dytë.

“Sëmundja infektive e qeverive të kalume që deputetët me kanë të rendit të dytë, është prapë edhe në këtë qeveri. Nuk ka ndonjë dallim të madh, për arsye që kam probleme personale në këtë drejtim, që shpeshherë po na qesin para aktit të krymë”, ka thënë ai në T7.

Sipas deputetit Humollit, ky trajtim është mosrespekt për votuesit sikurse për të zgjedhur e tyre në Kuvend.

“Kur të qet para aktit të krymë, është nëncmim dhe mosrespekt i votuesit dhe njerëzve të zgjedhur. Përpjekjet e mia janë të bëj presion që të jemi të përgjegjshëm me njëri-tjetrin. Më mirë të bisedojmë mes vete, se sa kur të na detyrojnë të ulemi me Vuçiqin. Më lehtë është të bisedojmë me Edi Ramën”, ka thënë ai gjatë emisionit.

Lajme të ngjashme