Humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër djali i heroit Jashar Salihu
Djali i heroit Jashar Salihu, Blerimi, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër.
Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale nga familjarët.
Në njofitm është thënë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zvicër, ku Blerim Salihu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu”, është thënë në njoftimin mortor.