Hulumtuesi nga Shqipëria për shkrimin e Surroit: S'i bën nder profesionit të gazetarit
Hulumtuesi nga Shqipëria, Alfonc Rakaj, e ka bërë një shkrim në profilin e tij në Twitter e në të cilin ka kritikuar gazetarin Veton Surroi për një shkrim që e ka bërë për Shqipërinë.
Rakaj ka deklaruar se shkrimi i z. Surroi i titulluar “Tri shpërpjesëtimet e Shqipërisë”, nuk i bën nder “profesionit të gazetarit, autorit, Kosovës, Shqipërisë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.”
Ai ka shtuar tutje se ky shkrim “me siguri do të kënaq mbështetësit e qeverisë së ‘shtetit më demokratik’ me median më të lirë në rajon.”
Surroi në atë shkrim e kritikonte për një varg gjërash Republikën e Shqipërisë dhe lidershipin e atjeshëm. Për ta lexuar analizën e Nacionales mbi atë shkrim ju ftojmë të klikoni në linkun e mëposhtëm:
Shkrimi i Rakajt:
Një shkrim që nuk i bën nder profesionit të gazetarit, autorit, #Kosovës, #Shqipërisë dhe marrëdhënieve ndërshtetrore. Por me siguri do të kënaq mbështetësit e qeverisë së ‘shtetit më demokratik’ me median më të lirë në rajon. Gjoksi gropë.https://t.co/EE88qoirjx
— Alfonc Rakaj (@alrakaj) July 31, 2023
