Hoxhaj thotë se Kurti synon ta marrë pushtetin 100% - NACIONALE

Hoxhaj thotë se Kurti synon ta marrë pushtetin 100%

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka synim të marrë pushtetin 100 për qind.

Në një deklaratë në DPT te Fidani, Hoxhaj ka u shpreh se Kurti nuk është i interesuar t’i ofrojë vendit stabilitet politik.

“Pikërisht kjo çka ka ndodhur vitin e kaluar dhe tash është e njëjta. Se vitin e kaluar nëse dikush i ka pasur 48 deputetë dhe ju ka thënë qytetarëve “Ju rritë ndera”, nuk më vyn i ktheu mbrapa, më vyn 57 deputetë, i mori 57 deputet, tash përsëri po thotë s’pom vyn. Kjo flet jo për kapje por për superkapje të shtetit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme