Hoxhaj takon shefin e grupit parlamentar të CDU-së: Interes i Evropës është anëtarësimi i shtetit tonë në Këshill të Evropës
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i cili tani është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka takuar disa deputetë të Bundestagut gjerman gjatë vizitës së tij të fundit në Berlin, ku ka marrë pjesë edhe në Forumin për Politikë të Jashtme, ku kanë folur për procedurat vendimtare që i presin Kosovës.
Përmes postimit në Facebook, Hoxha tregoi për takimin e shkurtër që ka pasur me ministrin e Jashtëm gjerman disa ditë më parë.
“Në Berlin, duke takuar miq! Kënaqësi e veçantë ishte të takoja mikun tim, Johann Wadephul dhe Shefin e Grupit Parlamentar të CDU-së! E falenderova për mbështetjen që Gjermania ka ndaj Kosovës. Folëm për tema të rëndësisë gjeopolitike dhe u pajtuam që interes i Evropës është anëtarësimi i shtetit tonë në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s!” – shkroi Hoxha në Facebook.