Hoxhaj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të rastit tragjik në Gjakovë
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka reaguar për vdekjen e tre fëmijëve në Gjakovë.
Hoxhaj e ka e cilësuar atë si një tragjedi që ka tronditur të gjithë.
“Lajmi për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë na ka tronditur të gjithëve. Një ngjarje e rëndë që ka marrë jetët e pafajshme të të rinjve, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të thellë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre dhe gjithë Gjakovës,” ka shkruar ai.