Hoxhaj pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Presim lajme të mëdha dhe pozitive nga Haga
Ish-deputeti Enver Hoxhaj tha se pret zhvillime pozitive për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Ne presim lajme të mëdha dhe pozitive… që t’u kthehen familjeve… dhe Kosovës”, deklaroi ai në Klan Kan Kosova.
Hoxhaj e quajti procesin “të padrejtë dhe të panevojshëm”, ndërsa shtoi se ka pasur shqetësime për qasjen e prokurorisë.
“I besoj drejtësisë ndërkombëtare… por kemi qenë të shqetësuar dhe të mllefosur”, tha ai, duke akuzuar se pretendimet kanë tentuar “ta kriminalizojnë idenë tonë të lirisë dhe pavarësisë”.