Hoxhaj për VV-në: Erdhi në pushtet duke qenë si ‘anti-Serbi’, po përfundon mandatin ‘anti-Shqipëri’
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, parti kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar partinë në pushtet për dështim total në ofrimin e qartësisë për të ardhmen e vendit.
Në një intervistë për RTV21, Hoxhaj tha se qytetarët janë ata që duhet të vendosin në kutitë e votimit nëse duan t'i japin drejtim vendit për vitin 2026. Ai theksoi se këto paradokse të qeverisjes aktuale, përfshirë raportet me Shqipërinë, duhet të jenë shtyllat kryesore të fushatës së opozitës.
“VV ka dështuar t’i ofrojë vendit qartësi, prandaj edhe nëse shkojmë te kutitë e votimit, është në duart e qytetarëve nëse dëshirojnë të ofrojnë vendit qartësi. Cila është ideja kryesore e këtij vendi për 2026? Një parti politike që ka ardhur në pushtet duke qenë si ‘anti-Serbi’ dhe po përfundon mandatin si ‘anti-Shqipëri’ – VV-ja. Të gjitha këto janë tema për të cilat ne duhet të kemi një kodrinim tematik,” tha Hoxhaj, në RTV21.