Hoxhaj për atentatin e planifikuar ndaj Gjukanoviqit: Të përfshirë paraushtarakë dhe kriminelë nga veriu i Kosovës
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, beson se të përfshirë në planet për atentat ndaj jetës së ish-Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, janë struktura paraushtarake dhe kriminale nga veriu i Kosovës.
“Paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës luajtën një rol vendimtar në tentativën për grusht shteti të vitit 2016 kundër presidentit Milo Gjukanoviç dhe tani janë të përfshirë në planet e vrasjes kundër tij. Këto ngjarje janë të ndërlidhura, duke përfshirë Beogradin dhe Moskën, duke synuar hegjemoninë mbi Malin e Zi”, ka shkruar Hoxhaj në “X”.
Serb paramilitaries & criminals from northern Kosovo played a crucial role in the 2016 coup attempt against President @DjukanovicCG & are now involved in the assassination plans against him. These events are interconnected, involving Belgrade and Moscow, aiming hegemony over 🇲🇪.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) July 14, 2024