Hoxhaj: Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste - NACIONALE

Hoxhaj: Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë. Ai në fjalën e tij deklaroi se Serbia hegjemoniste po rrezikon paqen në Kosovë dhe në Ballkan.

Hoxhaj ka deklaruar se dilemat e sigurisë dhe kërcënimi për paqen në Ballkan janë rikthyer jo vetëm si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe si pasojë e mungesës së plotë të zgjidhjen e konflikteve në rajon.

“Dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon! Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi! Përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjes janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan! Me ftesë të Presidentit Alfred Moisiu, kisha nderin të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë, të organizuar nga Federata e Ambasadorëve të Paqes”, shkroi Hoxha në Facebook.

Lajme të ngjashme