Hoxhaj merr pjesë në konventën e PDK-së, nuk tregon pse nuk kandidoi për kryetar
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.
Megjithatë, ai nuk ka treguar pse nuk i hyri garës për kryetar të kësaj partie, të cilën e kishte paralajmëruar.
Pas pyetjet të gazetarëve, ai ka thënë se do të flasë pas konventës.
Në garë për kryetar të PDK-së është vetëm Bedri Hamza.