Hoxhaj: Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb - NACIONALE

Hoxhaj: Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka vlerësuar se kjo masakër është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se 15 janari i kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit.

“Masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit shtetëror serb dhe krimit kundër njerëzimit. Kjo datë na kujton të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e vendit. Është detyra jonë të vazhdojmë sakrificën dhe të ndërtojmë një Kosovë të drejtë. Lavdi përjetë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme