Hoxhaj i PDK-së: Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan për t’i strehuar familjet hebreje
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ka thënë se kujtojnë miliona njerëz të cilët iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit.
Hoxhaj në Facebook, ka thënë se Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit. Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje.” – ka shkruar Hoxhaj.