Hoxhaj: Fati i Kosovës s'ka qenë kurrë i varur nga një bllok i kuq dhe një laps si në këto 4 vite
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kritikuar qasjen e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se vendimet për të ardhmen e Kosovës nuk mund të varen nga një individ i vetëm.
Në një intervistë në emisionin "Oksigjen" të Klan Kosovës, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të konsensusit politik për të siguruar stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.
Sipas tij, mënyra se si janë marrë vendimet gjatë mandatit të fundit ka qenë në kundërshtim me traditën politike të Kosovës.
“Rrejnë e mashtrojnë të gjitha, ky ka menu që me një bllok të kuq si i majtë që është se e determinon fatin e një vendi. Pra si në katër vitet e fundit kemi qenë në një situatë që një njeri ka marrë vendime, dhe këtë kulturë politike kemi përmbysur në vitin 99”.
“Asnjëherë fati i Kosovës nuk ka qenë i varur prej një blloku të kuq dhe një lapsi si në këto katër vitet e fundit, unë nuk e mbaj mend. Jeta jonë politike ka qenë që është përbërë prej disa partive politike, prej një konsensusi”, ka thënë Hoxhaj.