Hoxhaj: E kam parë propozimin franko-gjerman, Kosova duhet ta pranojë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se e ka lexuar propozimin franko-gjerman që nga paragrafi i parë e deri tek i fundit.
Hoxhaj është shprehur se kryeministri, Albin Kurti e ka pas këtë dokument para shumë javësh.
“Unë kam pas shenjat e para dikun në fund të gushtit, që në Kosovë mund të hyhet në një fazë intenzive. Unë mendoj që Kurti e kanë pas këtë dokument para shumë javësh. Por një pjesë e opozitës kanë arritur të informohen nga ndërkombëtarët për këtë propozim. Nuk mendoj që në këtë fazë mund të bisedojmë për atë që do të refuzohet apo pranohet. Dokumenti është vetëm një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut. Mbi këtë dokument do të duhej të negociohej një marrëveshje”, tha ai.
Tutje Hoxhaj ka thënë se në pikëpamjet e tij, Kosova duhet ta pranoj këtë propozim dhe i njëjti ka treguar se çka flitet në këtë propozim.
“Unë e kam parë dokumentin, nga paragrafi i parë deri tek i fundit. E para që aty flitet përnjëmend për barazi mes shteteve sovrane, dhe i referohet kartës së OKB-së. Në një proces të negocimit Kosova dhe Serbia janë shtete të barabarta dhe sovrane, që propozon, edhe marrëveshja finale dhe njohja e ndërsjellë, mund të jetë cak final i këtij dokumenti”, tha ai.
