Hoxhaj: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia, i paligjshëm - NACIONALE

Hoxhaj: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia, i paligjshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar aneksimin e paligjshëm të Rusisë ndaj territoreve të Ukrainës.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se duhet të mbështetet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës.

Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë #Ukrainë. I bashkohem demokracive që refuzojnë aneksimin e paligjshëm të territorit të Ukrainës. Duhet të qëndrojmë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme