Hoxha për sjelljen e Kurteshit: Fyerje për popullin që profile të tilla të jenë imazhi dhe përfaqësimi institucional - NACIONALE

Hoxha për sjelljen e Kurteshit: Fyerje për popullin që profile të tilla të jenë imazhi dhe përfaqësimi institucional

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Eliza Hoxha nga PDK ka reaguar pas sjelljes agresive të anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve.

Në reagimin e saj, Hoxha theksoi se një sjellje e tillë përbën fyerje për popullin e Kosovës, duke shtuar se është tragjike që “profile të tilla” përfaqësojnë institucionet e vendit, shkruan Klankosova.tv.

“Çfarë niveli. Çfarë tmerri. Çfarë fyerje për popullin e Kosovës që profile të tilla të jenë imazhi dhe përfaqësimi institucional”, shkroi Hoxha.

Lajme të ngjashme