Hoxha për Kurtin: Qe 1 javë në Greqi për me ligjëru - le të punësohet në Universitet - NACIONALE

Hoxha për Kurtin: Qe 1 javë në Greqi për me ligjëru - le të punësohet në Universitet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ia ka bërë një propozim kryeministrit, Albin Kurti.

Meqë Kurti po qëndron në Greqi që një javë dhe po ligjëron atje, Hoxha thotë atëherë ai le të punësohet në Universitet dhe le të ligjërojë ‘sa të dojë’

Deputetja e PDK-së, thotë se Kurti nuk e ka hallin e menaxhimit të vendit.

Shkrimi i plotë i znj. Hoxha:

I kisha propozu kryeministrit KURTI le të punësohet në Universitet e pastaj le të ligjëriojë sa të dojë e ku të dojë.

Edhe kënaqet ai edhe jeton në plotni me dëshirën me kallxu se sa i lexueshëm është për bojlera, spojlera e të tjera.

Po besoj i'a kish i'a hajrin ndoshta dikush 🙈

Se dertin e menaxhimit të vendit e edhe vendimarrjes për te nuk e ka.

Qe 1 javë në Greqi për me ligjëru...

GIVE ME A BREAK.

Lajme të ngjashme