Hoxha: PDK nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president - NACIONALE

Hoxha: PDK nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se partia e saj nuk do të mbështesë pa kushte asnjë kandidat që mund të propozohet nga kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e presidentit të Kosovës.

Ajo tha se nuk pret që as partitë e tjera opozitare të japin mbështetje vetëm si rezultat i presionit politik, duke theksuar se opozita ka përgjegjësi për të përfaqësuar votuesit dhe vizionet e tyre për zhvillimin e vendit.

“Votë blanko vetëm për shkak të presionit që partitë opozitare duhet patjetër ta votojnë këdo që dëshiron Kurti, nuk do të ketë. Ne nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend”, është shprehur Hoxha në Tëvë1.

Sipas saj, arritja e një marrëveshjeje politike kërkon dialog dhe gatishmëri për kompromis, veçanërisht nga subjekti që ka dalë fitues në zgjedhje.

Lajme të ngjashme