Hoxha nuk jep detaje për vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit të Banjskës: Kjo është çështje sekrete për momentin - NACIONALE

Hoxha nuk jep detaje për vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit të Banjskës: Kjo është çështje sekrete për momentin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nuk ka dhënë detaje se si janë vrarë tre pjesëtarët e grupit terrorist që sulmuan Policin e Kosovës në Banjskë më 24 shtator.

Ai ka thënë se mënyra e vrasjes së tyre për momentin është çështje sekrete.

Sipas tij, ata mund të jenë qëlluar me armë të shkurtra apo me snajper.

Kjo është çështje sekrete për momentin, por mund të jenë vrarë prej armëve të shkurtra, snajperit, është ballafaqim me armë zjarri që për momentin duhet ta mbajmë sekret për shkak të ndjeshmërisë së operacionit dhe punës”, ka thënë Hoxha në një intervistë për KallxoPërnime.

Ai ka treguar se trupat e tyre janë gjetur rreth manastirit të Banjskës.

Komandanti i policisë ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë mjaft e kujdesshme ndaj objektit të manastirit.

Tre trupat janë gjetur në pozicione të ndryshme, rreth objektit të manastirit. Duhet pasur parasysh që ka qenë një direktivë e jona për të pasur kujdes gjatë përdorimit të armëve, forcës vdekjeprurëse, së pari të kemi kujdes që të mos ketë lëndime të civilëve, të pelegrinëve dhe personelit të manastirit që ishin brenda dhe të ketë kujdes që të mos dëmtohet manastiri si objekt i trashëgimisë kulturore fetare”, ka thënë Hoxha.

Lajme të ngjashme