Hoxha: Myslimanëve kurrë nuk u pengoi shamia e Nënës Terezës e vendosur në Kuvendin e Kosovës
Hoxha nga Prishtina, Labinot Maliqi, ka thënë se në Kosovë deri më sot askujt nuk i ka penguar shamia e murgeshës së Nënës Terezë e vendosur në Kuvendin e Kosovës.
Maliqi thotë se asnjë shtete demokratik nuk e ka ndaluar barttjen e shamisë në publik e as në shkolla.
“Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës.”, ka shkruar ai.
Ndryshe në Kosovës ka filluar një iniciativë që të ndryshohet udhëzimi administrativ që lejon bartjen e shamisë në shkolla.
Shkrimi i plotë i z. Maliqi:
Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës.
Kombet e fuqishme demokratike, siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike.
Sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare.
