Hoxha: Mund të priten arrestime të reja për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për RTK-në se mund të priten arrestime të reja pas rastit të shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke analizuar informacionet.
“Arrestime të reja mund të priten. Policia e Kosovës çdo ditë është duke analizuar çdo informacion që posedon dhe ato që mund të vijnë dhe varësisht nga hetimet që janë duke u bërë mund të ketë edhe bastisje të reja dhe arrestime të reja” – ka thënë ai.
Hoxha ka thënë se aktualisht nuk kanë sinjale për ndonjë sulm të ri në veriun e vendit.
“Shpresojmë të mos kemi por në qoftë se ka, ne jemi aty për t’iu përgjigjur. Të gjitha kapacitetet tona i kemi vënë në dispozicion të sigurisë së vendit tonë, në veçanti të veriut të vendit” – ka thënë ai.