Hoxhaj: Lajçak dhe Borrell nuk mund t’i shesin mend Kosovës për dialogun me Serbinë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.
Hoxhaj ka thënë se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjellë, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë.
“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë.”- tha Hoxhaj në Kanal10.
Hoxhaj gjatë këtij emisioni ka thënë se Lajçak dhe Borrell nuk munden t’i shesin Kosovës mend, për deri sa shtetet e tyre nga vijnë nuk e kanë njoftuar Kosovë.
“Kurti duhet të ketë listë për anëtarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESC-o, e organizatat tjera rajonale që janë etike, dhe pastaj nuk mundet Borelli e Lajcaku, njëri spanjoll e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë.”- shtoi tutje Hoxhaj.
