Hoxha ironizon me Ramën: Gjatëmadhnia është aq gjenial – kur ke shumë tru, ke shumë propozime - NACIONALE

Hoxha ironizon me Ramën: Gjatëmadhnia është aq gjenial – kur ke shumë tru, ke shumë propozime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, ka publikuar një shkrim në të cilin ka ironizuar me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, i cili që nga dje është në shënjestër të kritikave nga VV-ja për shkak të kërkesës që KFOR-it të kontrollojë veriun.

Në shkrimin e tij, Hoxha e ka quajtur Ramën “gjatëmadhëni”. Sipas tij, kush ka shumë tru, ka shumë propozime. Megjithatë, vazhdon Hoxha, kush ka shumë tru, rrezikon mos të ketë kujtesë.

“Përroi psikologjik i tij propozon vetëm ndërkombëtarisht. Zgjidhjet e vogla të problemeve janë shumë injoruese për Skënderbeun e Spiropalit. Pasi propozoi Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, pa kaluar tri ditë, propozoi kontrollin e veriut të Kosovës nga KFORi. Kur ke shumë tru, ke shumë propozime. Çështje fati. I thua të gjitha të mundshmet, pra thua edhe të kundërtat e frazave që ke thënë më herët. Kush ka shumë tru, rrezikon mos të ketë kujtesë.

GjatëMadhnia jonë është aq gjenial, sa është i papërgjegjshëm për zgjuarsinë e vet. Ne kemi fat që e kemi udhëheqës, por sigurisht fati ynë nuk është i bardhë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme