Hoxha ia thotë në sy Golës se për të mendon partia: Pse heshte për skandalin e RTK-së? - NACIONALE

Hoxha ia thotë në sy Golës se për të mendon partia: Pse heshte për skandalin e RTK-së?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dibran Hoxha, analist në “Pressing” të T7, ka shtruar një pyetje tepër të thjeshtë në drejtim të deputetit të VV-së, Ardian Gola.

Mbrëmë Hoxha e pyeti se pse Gola nuk ka reaguar publikisht në lidhje me skandalin e RTK-së, ku ishte goditur Nacionale dhe Periskopi përmes një lajmi të rremë.

“A menon ti për skandalin e RTK-së që ka qenë gabim? Pse s’ke reagu, meqë edhe ajo është vlerë që na përbashkon me Perëndimin?” – tha ai.

Tutje, Hoxha ia tha në Golës se për të mendon partia.

Siç ke reaguar për deklaratën e Hovenierit, është dashtë edhe për atë. 100 mijë kritika i kam për mediat, por kur inxhinierohet një lajm për me godit dikë prej institucionit që thirret RTK, ti si intelektual i këtij vendi ish dashtë me reagu, si profesor, si deputet. Po thu që mendon partia, vetë je në të njëjtën kurth” – i tha Hoxha, Golës, transmeton Nacionale.

“Politikanët kanë përgjegjësi, e di unë, për mua nuk mendon partia” – ia ktheu Gola.

“Po mendon partia, se me kanë kishe reagu” – ia ktheu Hoxha.

Lajme të ngjashme