Hoxha i VV-së: Ta dëgjojmë Albin Kurtin në debate, ai na e zgjeron fjalorin
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka ripërsëritur një status të shkruar në vitin 2019, në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat do t’i fitonte partia e tij.
Hoxha thotë se nuk do ta ndërronte asnjë pikë atë që ka shkruar.
Aktivisti pretendon se Kurti nëpër debate duhet të dëgjohet sepse “ai zgjeron fjalorin” dhe po ashtu “zgjeron çështjet” me të cilat merret qeverisja.
“Njerëzit nuk kanë arsye me votu vetëm fitoren e një kandidati si kryeministër, por kanë arsye themelore të votojnë përfytyrimin e tyre mbi politikën.” – pretendon z. Hoxha.
Kujtojmë se në atë kohë kishim garën kryesore mes Vjosa Osmanit (kandidate për kryeministre) dhe Albin Kurtit (po ashtu kandidat për kryeministër).
Statusi i plotë:
Çfarë kam shkruar tre vjet më parë nuk ndryshon në asnjë pikë:
Albin Kurti duhet të dëgjohet në debate sepse e gjithë çka thotë ai është zgjerim i fjalorit dhe i çështjeve me të cilat merret qeverisja. Me ç’rast edhe qytetarët kuptojnë natyrën dhe lëndën e proceseve për të cilat votojnë. Që këtu nis kthesa. Njerëzit nuk kanë arsye me votu vetëm fitoren e një kandidati si kryeministër, por kanë arsye themelore të votojnë përfytyrimin e tyre mbi politikën.