Hoxha i VV-së me kritika të ashpra për Dukën dhe Ramën: Duan ta fusin Serbinë në lojën evropiane - NACIONALE

Hoxha i VV-së me kritika të ashpra për Dukën dhe Ramën: Duan ta fusin Serbinë në lojën evropiane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, aktivisti i njohur i VV-së, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryetarin e Federatë Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2027, për grup moshat deri në 21 vjeç.

Ai ka thënë se organizimi i këtij kampionat se bashku më Serbinë është i papranishëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxha ka shkruar se Rama dhe Duka duan ta fusin Serbinë në lojën evropiane dhe jo futbollin shqiptar.

“Pra, kryetari i përjetshëm dhe fuqiplotë i Federatës Shqiptare të futbollit tha se në kokën e tij nëse nuk është Kosova e gatshme, atëherë është Serbia. Nuk mund të jetë për shembull Greqia me një milion shqiptar, Kroacia, Maqedonia me më shumë se 30 për qind. Jo! Asnjëra prej tyre. Vetëm Serbia. Duhet kuptuar nga ky mesazh se federata e Armandit po e kërkon evropianin U-21 vetëm për ta futur Serbinë në lojën evropiane dhe jo futbollin shqiptar në futboll. Armandi, njëjtë si Edi, është kryetari i federimit të Serbisë e jo i federatës së futbollit”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme