Hoxha i nderuar i Prishtinës për marrëveshjen me Serbinë: Na mjafton Allahu
Hoxha nga Prishtina, Husamedin Abazi ka analizuar debatin e sontëm në Pressing, ku të pranishëm ishin edhe Baton Haxhiu e Dukagjin Goranit, që njëherit u apostrofuan në statusin respektiv të hoxhës.
Abazi, duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" ka thënë se shpallja e Pavarësisë më 2008 është ngjarja më e madhe në këto 100 vitet e fundit për ne.
"Po e them këtu, atë që ngjashëm e kam thënë edhe një herë. Ne jemi në luftë me Serbinë që 100 vite, dhe atë që e kemi realizuar në luftën e fundit me ndihmen e Allahut, e mandej edhe të UÇK-es e Aleatëve Ndërkombëtar, është një kthesë historike për Kombin dhe Vendin tonë, dhe shpallja e Pavarësisë me 2008 është ngjarja më e madhe në këto 100 vite për ne!", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: