Hoxha ftohet për intervistë në “portalin” pro VV-së, nuk i merr as 600 shikime - NACIONALE

Hoxha ftohet për intervistë në “portalin” pro VV-së, nuk i merr as 600 shikime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, aktivist i njohur i VV-së nga Shqipëria, ka dhënë një intervistë në portalin “Rruga Press”, për të cilin portal kishte shkruar Nacionale kohë më parë.

Në fakt, ky portal ka një qëndrim redaktorial krejtësisht në përputhje me qëndrimet e VV-së dhe dyshohet se udhëhiqet nga vetë Hoxha.

Në këtë intervistë, Hoxha është ftuar të flet për punën e vilës së Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe që kërkohet ndërkombëtarisht nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë vitin e kaluar.

“Me sa kam parë, nuk kemi reaguar si opinion publik, si media, nuk kemi reaguar shumë për mbi domëthënien e vilës së Radoiçiqit” – thotë Hoxha që në hyrje të fjalës së tij.

Ajo që bie në sy janë shikimit tmërrësisht të pakta të kësaj intervistë, që u publikuar 18 orë më parë në faqen e “Rruga Press”-it në Facebook.

Deri më tani, intervista e relativisht e shkurtër e Hoxhës nuk është shikuar as 600 herë.

Lajme të ngjashme