Hoxha e thellon gjuhën: Opozita në Kosovë e kërkon pushtetin me tezat e Beogradit - NACIONALE

Hoxha e thellon gjuhën: Opozita në Kosovë e kërkon pushtetin me tezat e Beogradit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën e Kosovës.

Hoxha ka pretenduar se i di dy tezat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Pastaj Hoxha ka bërë një pretendim të ashpër, duke thënë se “opozita po e kërkon pushtetin me tezat e Beogradit”.

“Opozita në Kosovë kërkon ta marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme me dy teza:

- Radoijçiçi nuk ka bërë diçka të rëndë në Banjskë.

- Sjellja e qeverisë së Kosovës në veri është si ajo e Milosheviçit.

Këto janë edhe tezat e Beogradit.

Pra, opozita e kërkon pushtetin me tezat e Beogradit” – ka shkruar Hoxha, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme