Hoxha e tepron me lëvdata ndaj Kurtit, thotë se i tejkalon edhe përfaqësuesit perëndimor
Elvis Hoxha, aktivist i VV-së nga Shqipëria, e ka dërguar në tjetër nivel lëvdatat publike ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Duke e shpërndarë një link të një interviste të Kurtit, Hoxha ka bërë një pretendim absolutish të madh.
Sipas Hoxhës, që dikur ishte këshilltar i Kurtit në qeverinë e tij të parë, publiku perëndimor gradualisht po e sheh se shqiptarët dinë të zgjedhin liderët që “i tejkalon edhe përfaqësuesit e tyre”.
Pra, sipas Hoxhës, Kurti i tejkalon edhe politikanët e Perëndimit.