Hoxha e kritikon Macronin: Është bërë president me diç më shumë se 20 për qind të votave - NACIONALE

Hoxha e kritikon Macronin: Është bërë president me diç më shumë se 20 për qind të votave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe aktivist i rëndësishëm nga Shqipëria i VV-së, ka komentuar marrëveshjen për shitjen e 12 aeroplanëve ushtarakë në mes Francës dhe Serbisë.

Në shkrimin e tij, Hoxha ka kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron, për këtë vendim.

Sipas Hoxhës, Macroni po përpiqet për të stabilizuar mundësinë e luftës së ardhshme në Ballkan.

“Presidenti Macron ka vlerësuar edhe shkallën e respektimit të demokracisë në shoqërinë serbe. Natyrisht, ky vlerësim subjektiv mund t'i lejohet. Përderisa vetë është bërë president me diç më shumë se 20 % e votave, demokracia e llojit serb e bën të ëndërroj edhe më mirë për Francën e makronizmit.

Presidenti Macron, me shitjen e avionëve francezë të luftës, po përpiqet të stabilizuar mundësinë e luftës së ardhshme në Ballkan, Natyrisht jo paqëzimin e Serbisë.

Na mbetet t'i urojmë këtij presidenti të Francës suksese në rrënimin e paqes” – ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme