Hoxha akuzon Hillin se dëshiron dobësimin e NATO-së e BE-së: Ka të njëjtin opinion si Trumpi - NACIONALE

Hoxha akuzon Hillin se dëshiron dobësimin e NATO-së e BE-së: Ka të njëjtin opinion si Trumpi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Christopher Hillit, ambasadori i ShBA-së në Serbi, i cili tha se Serbia është më afër NATO-së sesa Kosova.

Hoxha e ka akuzuar Hillin se po dëshiron të dobësoj NATO-n.

Në shkrimin e tij, Hoxha theksoi se qëndrimi i Hillit është i ngjashëm me atë të ish-presidentit Donald Trump.

“Siç duket, ambasadori Hill ka të njëjtin opinion për NATO-n si dhe ish-presidenti Trump. Por për dobësimin e NATO-s nuk i referohet braktisjes së NATO-s. Jo!

Ambasadori Hill mendon që NATO mund të dobësohet ndryshe, duke anëtarësuar në këtë organizatë aleatin më të bindur të Rusisë së Putinit. Edhe më shumë: duke lënë jashtë NATO-s shtetin më përkrahës të saj, Kosovën.

Do të thotë se sot në USA problemi që ndan Hillin demokrat nga Trumpi republikan është mënyra sesi mund të dëmtohet NATO. Ose edhe Bashkimi Evropian.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme