Hovenier: ShBA është parter i përkushtuar i Kosovës për parandalimin e dhunës në baza gjinore
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka thënë se Amerika është partner i përkushtuar i Kosovës ndaj dhunës në baza gjinore dhe për të ofruar mbështetje për të mbijetuarit.
Këtë deklaratë, ambasadori Hovenier e ka bërë përmes një postimi në Twitter.
“Ne jemi një partner i përkushtuar i Kosovës për të parandaluar dhunën në baza gjinore (GBV) dhe për të ofruar mbështetje dhe burime për të mbijetuarit”, ka shkruar Hovenier.
Tutje ambasadori i ShBA-së në Kosovë ka thënë se parandalimi i të gjitha formave ndaj dhunës në baza gjinor është gur themeli i angazhimit të ShBA-ve në rrugën e promovimit të demokracisë dhe avancimin e të drejtave të njërit.
Preventing and responding to all forms of #GBV is a cornerstone of the U.S. commitment to promoting democracy and advancing human rights. We are a dedicated partner with #Kosovo to prevent GBV and provide support and resources to survivors. https://t.co/n9bWboaHKj
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 25, 2022
25 nëntori është e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe po në këtë ditë në Kosovë, dyshohet se një burrë ka vrarë me sëpatë gruan e tij në Prishtinë.